Menyja kryesore
Film per Abdes "shiko"


 

Fizika dhe Dita e Gjykimit
Nga: Dr. Muhammed Khan

Dëshira jonë nuk është e paracaktuar e ekzistencës sonë e as vdekja nuk është një cak i paralënë nga vetë ne. Jeta na duket pothuajse e pasosshme e sidomos kur gjërat shkojnë ashtu si neve na pëlqen. Përderisa ngutemi të preokupuar me gjërat e përditshmërisë sonë shumë pak jemi të vetëdijshëm për ironinë se e gjithë kjo një ditë do të marrë fund.

Shumica e religjioneve të botës pajtueshëm me besimet e tyre parathonë jetën pas vdekjes. Dita e gjykimit është njëra nga pjesëbesimit fundamentale të muslimanëve, të të krishterëve dhe çifutëve. Hindusët poashtu e kanë idenë për reinkarnacionin e tyre të stërgjatë i cili megjithatë përfundon me ribashkimin final dhe ekzistencës supreme.

Nëse përfundimisht besojmë në Ditën e Gjykimit, atëhere çdo vepër e mirë që e shton imanin tonë do të ishte lehtë e pranueshme për ne. Të përkujtojmë kalimthi rrëfimin e profetit Ibrahim (paqja e Allahut qoftë me të) të dhënë në Kur’an kur flitet se si ai dëshiroi të dinte në ç’mënyrë Allahu i ringjalli të vdekurit. Ai vërtetoi besimin e tij në faktin se një fat i tillë për njeriun është i paikshëm mirëpo shprehu interesimin për një dëshmi e cila do ta kishte shuar kureshtjen e tij. Atëhere Zoti ia mundësoi atij të jetë vërtetë dëshmitar i një mrekullie. Me mendimin se nje profet i madh siç ishte Ibrahimi (a.s.) nuk e fshehu kureshtjen e tij për dëshmi qetësuese, natyrisht se ne njerëzit e thjeshtë ndjejnë nevojë për argumente edhe më të mëdha. Kjo veçanarisht kërkohet në botën e sotme kur një numër i madh i besimeve kanë pësuar rrënim si pasojë e të arriturave shkencore. Fatmirësisht te muslimanët progresi në shkencë vetëm se solli sqarime dhe u dha kuptim të ri disa ajeteve të paqarta kuranore. Andaj Kur’ani mbetet të qëndrojë edhe më tutje mbi librat e tjerë religjioz me plotninë e autoritetit të një libri vërtetësisht të shpallur nga Zoti.

Ekziston vetëm një version i Kur’anit. Madje qoftë kritikët e Islamit detyrohen të pranojnë se është i vetmi nga të gjithë librat e shenjtë që mbeti i pandryshuar qysh nga zbritja e parë të dërguarit të fundit Muhamed (a.s.) para 14 shekujve. Eksiztojnë shumë ajete në Kur’an që përshkruajnë fakte shkencore të cilat janë arritur të zbulohen vetëm në njëqind vitet e fundit.

Në këto ajete gjendet një ndërlidhje përsoshmerisht e pakundërshtueshme gjatë përshkrimit të fenomeneve të ndryshme. Aty me pricizitet të plotë bëhet fjalë për ide që në mënyrë mahnitëse përkojnë me rezultatet e hulumtimve më bashëkohorë të universit.

Hyrje ne Kozmologji

Tentimi i paramendimit të asaj se si e ardhmja e gjithësisë lidhet me Ditën e Gjykimit shpie te domosdoja e njoftimit të sadopakshëm me kosmologjinë. Në pak faqet vijuese do të bëjmë fjalë rreth krijimit të gjithësisë, gjendjes së tanishme të saj dhe versioneve të së ardhmes që na pret.

Vitet e Dritës

Hapësira e pamatshme e gjithësisë bëri të nevojshme njësimin e distancës (ndërmjet trupave qiellorë) me vite drite. Viti i dritës paraqet distancën të cilën e kalon drita brenda një viti me shpejtësi 300 000 km/s. Largësia e diellit nga toka është tetë minuta me shpejtësi drite. Pas diellit, ylli më i afërt me tokën gjendet në distancë prej katër vjet drite. Kurse për të kaluar nga njëri skaj i galaktikës sonë në tjetrin, nevojiten 150 000 vjet dritë. Distanca mesatare ndërmjet galaktikave është përreth dhjet milion vjet drite. Me qindra bilion galaktika të tilla janë pjesë përbërëse e kësaj gjithësie jashtëzakonisht të paskaj.
Galaktikat shpërhapëse

Nëse drita që arrin në tokë larg prej galaktikave të tjera, analizohet në spektroskop atëhere do të arrihet një përfundim i çuditshëm se galaktikat janë duke u larguar nga ne me një shpejtësi tejet të madhe. Sa më e madhe të jetë largësia e një galaktike prej asaj tonës aq më e madhe do të jetë shpejtësia e largimit të tyre. Një lëvizje e tillë e galaktikave i detyrohet ekspansionit (zgjerimit) të gjithësisë. Gjithësia thuhet se u krijua nga një shpërthim i hatashëm që njihet si “Eksplodimi i madh” dhe gjendet në zgjerim e sipër qysh atëhere.

Gjithësia nuk mund të krahasohet vetëm si një sferë e përbërë prej galaktikave që largohen vazhdimisht nga njëra tjetra në bashkësinë e pafund të hapësirës. Ajo është si një ballon me shumë pika në të, ku secila prej tyre përfaqëson një galaktikë. Sipërfaqja dydimensionale e hapësirës e këtij balloni imagjinativisht përfaqëson tre dimensionet e hapësirës e që zgjerohet në dimensione edhe më të larta, çka faktikisht tejkalon kapacitetin tonë përceptues.

Ardhmëria e Gjithësisë

Nuk dihet ende nëse gjithësia do të vazhdojë zgjerimin e saj të pandalshëm apo nëse do të vijë çasti i kontraktimit (përmbledhjes) së saj. Në secilën nga këto dy raste ardhmëria e banorëve të gjithësisë do të jetë jopremtuese në zbrazëtinë e saj. Nëse mirret se ekspancioni edhe më tej vazhdon atëhere pas disa biliona vjetësh gjithë energjia e diellit dhe e yjeve do të shpenzohet dhe çdo gjë do të përfundojë në ftohtësinë e vdekjes. Ndërkohë mbetet boshsia e hapësirës që edhe më tek ekspansionohet. Alternativa e ekzistimit të mjaftueshëm të materies dhe e ndalimit në çastin kritik të zgjerimit të mëtejshëm shpie deri te faza kontraktive e gjithësisë. Kjo fazë ka si përfundim gjendjen e stërngjeshur të materies me një temperaturë jashtëzakonisht të lartë e që njihet si “Kolapsi i madh”. Kjo do të shkatërronte të gjitha format e mundshme të njohura nga ne. Përveç këtyreve dy versioneve të lartcekura depresivedhe që shpien në paqëllimësi, ekziston ehe versioni i tretë. Disa fizikantë besojnë se koha mund të prapësohet në momentin kur gjithësia do të nisë kontraktimin e saj. Ky version ka ngjashmëri të dukshme me përshkrimin kur’anor të Ditës së Gjykimit.

Tani le t’i kthehemi përsëri zhvillimit etapor të gjithësisë. Do të mundohemi të sqarojmë se si e tërë kjo shpie deri te fundi i cili lidhet me një fillim tjetër e që është Dita e Gjykimit. Pajtueshmëria ndërmjet kozmologjisë dhe shpalljes kur’anore do të bëhet vetëvërtetuese.

Për disa njerëz shkenca në shekullin XX i ka zënë vendin mrekullive dhe feja nuk është asgjë më shumë se një kulturë interesante e trashëguar prej të kaluarës. Fakti që më së shpeshti anashkalohet është se Zoti caktoi ligjet e gjithësisë mbi të cilat bazohet shkenca dhe teknologjia sot. Fizikantët dhe kozmologët nga të katër anët e botës janë duke punuar drejt një botëkuptimi më kuptimplotë të strukturës së universit. Meghithatë për jobesimtarët ekzistenca e kësaj gjithësie është e paqëllim. Sipas tyre ky plan funksionues i universit është i rastësishëm dhe ligjet e saj janë ta pacak. Ndërkaq sipas pikpamjeve islame, universi është krijuar për një qëllim kur edhe do të pushojë së qeni. Maurice Bucaille, autori i veprës “Bibla, Kurani dhe shkenca” thotë: “Nuk ekziston as edhe një gabim i vetëm shkencor në Kur’an”. Nuk do të duhej të befasoheshim nëse sot kur bota është e dhënë e tëra pas shkencës e vërteta për Ditën e Gjykimit të dal në shesh në sajë të dijenive shkencore ne Kur’an.

“Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre derisa t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë, A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” (41:53)

Ringjallja krahasohet me përtritjen e tokës shterpë

“Allahu është Ai që i lëshon erërat, e ato i lëkundin retë dhe Ne i derdhim ato në një vend të thatë dhe me atë ujitje e ngjallim tokën pas vdekjes së saj. Ja kështu është ringjallja.” (39:9)

Të ngriturit e reve dhe rritja e bimëve pas shiut nuk janë mrekulli mirëpo i detyrohen ligjeve të ndryshme fizike dhe biokimike. Ajetet kur’anore pohojnë se ringjallja pas vdekjes poashtu bazohet në disa ligje fizike për të cilat ne ende nuk jemi vënë në dijeni. Pashmangshëm besojmë se Allahu është Krijues i të gjitha ligjeve të universit.

Eksplodimi i madh

Gjithësia u krijua para biliona vjetësh nga një eksplodim i hatashëm i ashtuquajtur “Eksplodimi i madh”. Ky fakt përmendet në Kur’an në ajetet vijuese:
“A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë të jetës së çdos sendi, a nuk besojnë?” (21:30)

Konkluza për “Eksplodimin e madh” dhe “origjinën ujore të jetës” u bë nga ana e jomuslimanëve (ata që nuk besuan). Në fillim e tërë materia dhe hapësira (qiejt) ishin të bashkangjitura në unifikimin e një pike (një pjese) të vetme. Pastaj çdo gjë u nda e u shpërnda. Të dhënat vërtetuese të “Eksplodimit të madh” sot janë aq vërshuese sa që kjo mirret si një fakt e jo vetëm një teori.

Ekspansioni i Gjithësisë

Gjithësia ka pësuar zgjerim të vazhdueshëm qysh nga çasti i krijimit të saj. Ky zbulim epokal u bë nga një astronom, Huble, në fillimin e shekullit tonë. Mirëpo një fenomen i tillë gjithashtu është paraparë nga Teoria e Përgjithshme e Relativitetit e Einsteinit.

Kontraksioni i gjithësisë dhe zbrasja e kohës

Koha është një nga misteret më të pakapshme të universit. Askush nuuk di të definojë se çka në të vërtetë është koha. A.Einstein pohon se koha është diçka që ne e masim me orë. Në shpëjtësi tepër të larta koha kalon më ngadalë ndërkaq ndalet fare në shpejtësinë e dritës. Koha ka vetëm një kah; ajo shko gjithmonë kah ardhmëria. Ne shohim shiu duke rënë nga qielli, gjërat duke u thyer, njerëzit se si po mplaken dhe si po vdesin. Ne kurrë nuk shohim ndonjë gotë duke u çthyer ose dikë që kthehet prap pasi që të ketë vdekur. Mirëpo fizikantët siç janë Michael Ber, Thomas Gold dhe Steven Haëking dhanë mendimin se në çastin kritik të kontraktimit të gjithësisë koha mund të zprapset në të kundërtën e kahut të saj. Ajetet kur’anore paralajmërojnë se një ditë do të nisë kontraktimi i gjithësisë dhe atëherë Dita e Gjykimit:

“(Përkujto) Atë ditë kur Ne e palojmë qiellin sikurse palimi i fletëve në libër. Ashtu sikundër e kemifilluar krijimin (tuaj) e rikthejmë. Ky është obligim Yni, e Ne e bëjmë këtë” (21:104)

Në ajetet e lartcekura kontraktimi i universit është krahasuar me palimin e fletëve të librit. Kjo ndoshë kur bëhet zbrasja e kohës. Prapësimi i kohës do ta ngjallë njeriun nga varri. Çdo gjë do të përsëritet prej fillimi meqënëse çdo gjë ka qenë e regjistruar në kohë:
“Nuk ka asgjë të fshehur në qiell e as në tokë, e të mos jetë e shënuar në librin e sakt (dijen e Zotit)” (27:75)

Pasiqë historia e tokës pëson kthim në kohë, popujt poashtu do të kthehen njëri pas tjetrit. Të gjitha veprat e mira dhe të këqija të njeriut si dhe të popujve do të dalin në shesh përgjatë kohës që zprapset.

“Dhe (atë ditë) e sheh secilin polull të gjunjëzuar, secili popull thirret te libri i vet (shënimet e veprave). (U thuhet): Sot shpërbleheni me atë që keni vepruar”.

Me zprapsjen e tillë të kohës njerëzve u mundësohet të shohin çka patën bërë në këtë botë. Ata nuk do të mund të kenë ndikim në lëvizjen e duarve të tyre, këmbëve, gojës dhe syve të tyre. Të gjitha gabimet dhe gjërat e mira që i ka bërë njëherë njeriu do të përsëriten prap prej tij. Kështu duart, këmbët dhe të tjera pjesë të trupit do të bëhen dëshmitarë kundër tij para Allahut dhe në prani të engjujve. Njeriut nuk i mbetet asfar mundësie mohimi kundrejt veprave të tij të këqija.

“Atë ditë kur dëshmojnë kundër tyre gjuhët e tyre, duart dhe këmbët e tyre për atë që atë kanë punuar” (24:24)

“Ne u tërhoqëm juve (idhujtarëve) vërejtjen për një dënim të afërt, në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: “Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të osha dhe!” ” (78:40)

“dhe kur të dërguarve u është caktuar koha (për të dëshmuar)” (77:11)


Ska vullnet të lirë në gjithësinë e kontraktimit

Njeriut i është dhënë vullnet i lirë të zgjedhë ndërmjet të mirës dhe të gabuarës në jetën e gjithësisë së fazës ekspansive. Ndërkohë çdo vepër e tij regjistrohet në kohë. Mirëpo me gjithësinë e fazës kontraktive nuk do të ketë vullnet të lirë veprimi dhe askush nuk do të ketë fuqi për tu bërë dëm apo dobi të tjerëve.

“Është dita kur askush, askujt nuk do të mund t’i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm Allahut!” (82:19)

Zprapsja e gravitetit

Graviteti i detyrohet disa minuta diferencë kohës në lartësi të ndryshme mbidetare. Koha kalon papërfillshëm më shpejt në majë të maleve në krahasim me nivelin e detit. Ky ndryshim në kohë i pavërejtshëm për ne mund të matet me ndihmën e orës atomike. Nëse koha zprapset në fazën kontraktive të universit atëhere ky ndryshim kohe do të zprapset gjithashtu. Kjo do të shkaktojë zprapsjen e gravitetit duke krijuar njëherëshi tërmet katastrofal të paparë ndonjëherë.

“Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme” (99:1)

“E kur të fryhet në surë një e fryeme. Dhe të ngrihen toka e kodrat e t’i mëshojnë njëra-tjetrës me një të goditur” (69:13,14)

“Dita kur qielli të bëhet si kallaji i shkrirë. Kodrat të bëhen si leshi i lënurur” (70:8,9)

Përkundur zprapsjes së gravitetit masa e tokës nuk do të shpërbëhet e tëra meqënëse zprapsja e kohës do të shpie të gjitha gjërat dhe çështjet në vendet e tyre të mëparshme.

Toka “bosh përbrenda”

Zprapsja e gravitetit do ta detyrojë tokën të hedh jashtë gjithë materien e saj të brendshme dhe të shndërrohet në një top gjigant por bosh përbrenda.

“dhe kur toka të shtrihet më gjerësinë e saj. E të nxjerr çka ka brenda e të çlirohet” (84:3,4)

Qendra qiellore në zgavrën tokësore

Meqenëse zprapsja e gravitetit e shndërron në strukturë zgavrore, qielli poashtu do të gjendet në qendrën e zgavrës tokësore.

“Diët kur toka ndryshohet në tjetër tokë,e edhe qiejt (në tjerë qiej), e ata (njerëzit) të gjithë dalin sheshazi para Allahut, Një, Mbizotërues” (14:48)

Ajetet që pasojnë paraqesin kuptueshëm përshkrimin e Ditës së Gjykimit. Dita e Gjykimit fillon me tërmetin përfundimtar të shkaktuar nga çasti fatal i zprapsjes së gravitetit. Kjo zprapsje, siç kemi thënë do të shkaktojë derdhjen e materialit të brendshëm të tokës dhe do ta le atë bosh përbrenda. Njerëzit do të ngjallen njëri pas tjetrit (me grupe të shpërndara) brenda kësaj lëvozhge të rruzullit tokësor tejpërtej së cilës mbizotëron qielli. Tërë historia njerëzore do të luhet përsëri përgjatë kohës që ka kthyer kah. Kombet dhe njerëzit edhe një herë do të dëshmojnë atë që patën bërë dhe përfundimisht do të gjykohen sipas atyre veprimeve.

“Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme. Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj. Dhe njeriu të thotë: ‘ç’ka është kjo’ (që bën këtë dridhje)? Atë ditë ajo i rrëfen tregimet e veta, ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë. Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre” (99:1-6)

Ndonjë kureshtari mund t’i shkojë mendja se prapësimi i kohës që shkakton ringjalljen nga varret dhe ripërtrirjen e moshës drejt rinisë dhe fëmijërisë do të shpie deri te asgjësimi i njeriut në mitrën e nënës. Sipas kësaj ideje e zprapsjes së kohës do të flet poashtu për një ekzistence të paqëllim. Por nuk është ashtu. Tërmeti fatal nukdo të bëjë zhbirjen tonë nga toka por do të pjesëmerr në fenomenin e bashkangjitjes së dimensioneve më të larta botës sonë. Në ato dimensione gjenden xhehnemi dhe kopshtet famëmirë të Ademit. Në pak faqet vijuese do të mundohemi të kuptojmë se sa mrekullueshëm Zoti e ka bërë rregullimin funksionues të gjithësisë. Jeta jo vetëm që do të rikrijohet por gjithashtu janë vënë rregulla për ruajtjen e saj nga shkatërrimi i universit dhe bartjen e saj në botën e dimensioneve tejekzistuese.

Dimensionet e tejsotme

Menduar matematikisht ekziston numër i pafundëm i pafundëm i dimensioneve. Ne jetojmë brenda hapësirës tredimensionale. Çdo gjë nga përditshmëria jonë e ka gjatësinë, gjerësinë dhe lartësinë (thellësinë) e tij. Imagjinimi i konceptit shumëdimencional për ne është pothuaj i pamundur. Dihet se graviteti intensifikohet në afërsi të diellit e poashtu sot flitet për të ashtuquajturën shtrembërimi i hapësirës në dimensione tjera. Këtë fakt i pari e vuri në dukje Ajnshtajni gjatë llogaritjes precise të arbitës së planetit më të brendshëm, Merkurit.

Dikur njerëzia besonin se toka është pllakë e rrafshët. Ata frikësoheshin nga mundësia e rënies poshtë nga ajo nëse ecin tepër larg nëpër të. Sot e dimë se një gjë e tillë është qesharake meqenëse sipërfaqja e tokës është e lakuar dhe e vazhdueshme si ajo e një e topi. Dalja nga toka mundësohet vetëm në qoftë se lëvizim në një drjtim perpendikular ndaj sipërfaqes së saj. Ky drejtim është ngritja telart hapësirës prej kudoqoftë që gjendemi. Me problem të ngjashëm kuptimor ballafaqohemi në rastin e dimensionineve më të larta. Mund të kemi përshtypjen se do të ishim larguar nga gjithësia sikur të udhëtonim tepër larg saj por fatkiqisht kjo ska fare të bëjë me të vërtetën. Qoftë sikur të udhëtonim biliona mia larg këtuhit ne vazhdimisht do të mbeteshim të burgosur brenda hapësirës sonë tredimensinale.

“Dhe ne kemi qenë të bindor se allahut nukmund t’i shmangemi në tokë e as nuk mund t’i shpëtojmë Atij duke ikur” (72:12)

Shtegëdalja e vetme e përtejkalimit të botës sonë është dalja në di mensionet tjera me anë të lëvizjes në një drejtim perpendikular me hapësirën tredimensionale. Por meqenëse nuk ekziston vazhdueshmëria kaluese ndërmjet dimensioneve tona dhe atyre tjera ky kalim sot është i pamundshëm. Një realizm i tillë arrihet nëse bëhet “shqyerja” e hapësirës dhe bashkangjitja me ato dimensione. E kjo mund të ndodh vetëm në qendër të vrimave të zeza.

“Dhe qielli hapet e bëhet dyer-dyer” (78:19)

Vrimat e zeza

Hapja e portave qiellore (të cekuar ne Kur’an) është ide e krahasueshme me atë të vrimave të zeza. Ato hpje lehtë mund të jenë porta tejkaluese nga bota e sotme në atë shumëdimensionale. Shkatërrimi i përbrendshme i yjeve masivë pasohet me formimin e vrimave të zeza në zonën gravituese të atyre yjeve. Forcat gravituese në vrimat e tilla janë jashtëzakonisht mbizotëruese sa që as drita me shpejtësinë marramendëse të saj nuk mund t’i shpëtoj. Nga kjo vjen emri vrimë e zezë. Disa fizikantë supozojnë se brenda këtyre vrimave, hapësira dhe koha mund “të shqyen” duke formuar potat e lartëcekura. Mirëpo densiteti i pafundëm i materies brenda këtyre vrimave pengon hapjet e tilla. Kjo pengesë nuk do të ekzistojë në gjithësinë e fazës kontraktive. Sprapsja e gravitetit do të shndërrojë të gjithë trupat qiellorë në struktura zgavore nëpër qendër të së cilave kalon hapësira qiellore.

“E qielli çahet, pse ai atë ditë është i raskapitur’ (69:16)

Engjujt zbresin nëpër portat qiellore dhe askush nuk mund të lihet pasdore.

“Dhe (përkujto) ditën kur do të çahet qielli me anën e një reje e lëshohen engjujt në një mënyrë madhështore” (25:25)

“(Përkujto) Ditën kur Ne i shkulim kodrat, dhe tokën e sheh të sheshtë (të zbuluar) dhe Ne i tubojmë ata e nuk na mbetet asnjë prej tyre pa e tubuar.” (18:47)

Kataklizma e gjithësisë përfundimisht do të përmbyllet në një lëmsh të zjarrët dhe fizikantët këtë e njhin si “kolapsi i madh”. Gjithë njerëzimi do të tubohet. Për shkak të prapësimit të kohës çdonjëri jashtë vullnetit të vet do të reduktohet drejt asgjësë. Mirëpo mbledhja dhe tejbartja e njëzve në botën tjetër do të përmbushet nga engjujt “zbritjes së madhe”.

Në udhëtimin tonë të fundit nëpër portat e hapura qiellore, ne do të kalojmë nëpër shumë rrafshe dhe dimensione. Fjala sikur ky udhëtim të ktyhej përmes transportimit apo mbartjes në “diçka”.

“Ju patjetër do të përjetoni gjendje pas gjendje’ (84:19)

Kur do të vijë Dita e Gjykimit

“Njerëzit të pyesin për kijametin e ti thuaj: ‘Për atë di vetëm Allahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta ëshët afër!’ ” (33:63)

“Ata kërkojnë prej teje ngutjen e ndëshkimit, e sikur të mos ishte afati i caktuar, atyre do t’u vinte ndëshkimi por ai patjetër do t’ju vijë atyre befas ashtu që ata nuke hetojnë” (29:53)

Rrejshëm mund të fitohet bindja se sikur të dinim shpejtësinë e ngadalësimit të ekspansionit të gjithësisë ne do të kishim arritur të parashihnim Ditën e Gjykimit. Mirëpo nëse veç ekziston lidhja komparative ndërmjet kohës dhe ekspansionit të gjithësisë ne kurrsesi s’do ta dinim çastin e ngadalësimit të ekspansionit të saj. Kjo është sikur tentimi e caktimit të shpejtësisë së lëvizjes së një veture me anë të orës së kapur për rrotat e saj. Nëse vetura do ta ngadalësonte shpejtësinë e lëvizjes, akrepat e orës do të ngadalësoheshin poashtu kështu që shpejtësia do të na dukej gjithmonë e njëjta.

“E afërta është afruar (kijameti). Pos Allahut nuk ka kush që mund ta largojë atë (ta pengojë)! A prej këtij ligjërimi (Kur’ani) po çuditeni?” (53:57-59)
Qoftë qytetërimet më luminante të universit kudoqoftë do të vërtetonin se gjithësia zgjerohet me po të njëjtën shpejtësi të mbetur trashëgim konstant qysh nga koha e krijimit të saj. Kjo përforcon faktin se Dita e Gjykimit nuk mundet asesi të parashihet por pritet të ndodhë në secilin çast. Allahu i vetmi e ndoshta edhe engjujt përgjegjës për çështjen e kohës e dinë ngadalësimin e kohës dhe afrimin e Ditës së Gjykimit. Konceptet e ngadalësimit të kohës dhe rrafsheve të ekzistencës nënkuptohen në ajetet pasuese:

“Një lutës e kërkoi dënimin e pashmangshëm për jobesimtarët. Atë (dënim) s’ka kush që mund të ndalë. Ai dënim vjen nga Allahu, pronari i shkallëve të larta (në qiej). Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet (ose lartësia e atyre shkallëve është pesëdhjetë mijë vjet)” (70:1-4)

Shtegngjitjet (nëpër dimensione)

Shtegngjitjet përfshijnë shumë nivele, rrafshe ose dimensione e Allahu është Krijues i të gjithave pa përjashtim. Kur Dita e Gjykimit të afrohet një vështrim i gjithësisë sonë nga ana e jashtme do të kishte parashtruar të dhënë se koha jonë po ngadalësohet në krahasim me një kohë standarde në “tejbotë”. Ajetet e lartcekra nuk pohojnë se një vështrim i tillë do të bëhet nga qënjet njerëzore. Duket se kjo vërejtje është bërë nga Allahu me rastin e ngritjes së engjujve te Ai.

Pritja në varr

Në Kur’an shpirti krahasohet me vetëdijshmërinë kurse vdekja me fjetjen. Pas vdekjes për njeriun s’do të ketë më vetëdijshmëri për kalueshmërinë kohore. Gjëja e parë që do të ballafaqohemi pas kësaj ëshët Dita e Gjykimit.

“Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e ahiretit); kjo është ajo prej të cilës ke ikur. Dhe i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar” (50:19,20)

“E ditën kur të bëhet kijameti, kriminelët betohen se nuk qëndruan (në dynja) gjatë, por vetëm një çast të shkurtër. Kështu kanë qenë ata që i bishtëruan së vërtetës. E atyre që iu është dhënë dija dhe besimi thonë: Ju keni qëndruar aq sa u pat caktuar Allahu deri në ditën e ringjalljes, e kjo pra është dita e ringjalljes, por ju ishit që nuk e pranonit.” (30:55,56)

Në Ditën kur e vërteta rrëqethëse do të shfaqet tronditshëm para të gjithëve, ata që s’patën besuar do të jenë tmerrësisht të pikëlluar dhe të stërmbushur me pendim. Do të dëshironin të mos kishin qenë kurrë por fatmjerësisht në Ditën e Gjykimit s’do të ketë më vend për rindreqje dhe rikthim.

Përktheu nga anglishtja Elma Berkolli

 

 

 
Video të ndryshme
 
© 2008 www.yjet-e-ehlibejtit.com