|
|
| |
mr. Shejh Sylejmani
FAMILJA NË ISLAM |
|
| |
Kreuzlingen,
janar, 2006
H Y R J E
Përse familja? Përse nëpër rrugët kryesore të qyteteve shqiptare muslimanekanë filluar të ngjiten pankarta të mëdha me fotografinë e një foshnje ku shkruan“DUA FAMILJE”? Përse nëpër vendet ku banojnë shqiptarët muslimanë janëhapur lokale ku veprojnë prostituta të huaja, të cilat vetëm nga një komunë eshqiptarëve muslimanë për në vendet nga kanë ardhur transferojnë shuma parashtë mëdha që arrijnë shifrën edhe prej 10.000.000 € (dhjetë milionë euro) në vit,ndërkohë që buxheti vjetor i komunës së caktuar është vetëm 2.000.000 € (dymilionë euro)?∗ Përse numri i shkurorëzimeve është në rritje e sipër te shqiptarëtmuslimanë? Përse numri i të varurve prej drogës është gjithnjë në rritje teshqiptarët muslimanë? Përse në familjet shqiptare muslimane po vërehet njëzbehje e dashurisë, një ftohje e marrëdhënieve të anëtarëve të saj? Përse vërehetindiferenca, mosçarja e kokës për gruan e fëmijën te shumë të rinj të martuarshqiptarë muslimanë? Përse në mesin e shqiptarëve muslimanë janë paraqitursëmundje të ndryshme që të parët tanë s’kanë dëgjuar kurrë për to, siç është,p.sh. SIDA? Përse...?Këto dhe një varg pyetjesh të tjera si këto, domosdo na parashtrohen dheme to ndeshemi pothuajse në çdo hap të jetës sonë. Është paraqitur një sëmundjee cila po rëndon mbi shoqërinë muslimane shqiptare dhe e cila ka një spektër tëgjerë veprimi në të gjitha sferat e jetës. Vërehet një lëkundje e themeleve dhebazave të shoqërisë sonë, lëkundja e themeleve të mini-shoqërisë që ështëfamilja, e cila domosdo në një të ardhme të afërt mund të karakterizohet meshembjen dhe rënien e tërë shoqërisë sonë. Janë këto simptomet e kësajsëmundjeje e lëngate prej të cilave ka filluar të dergjë familja muslimaneshqiptare, të cilat na detyrojnë që me seriozitetin më të madh t’i qasemi kësajçështjeje nga të gjitha aspektet e saj, si nga ai fetar, ekonomik, politik, shoqëror,shëndetësor, arsimor, psikologjik etj. etj. Familja shqiptare ka filluar të vuajë,pra, nga një lëngatë që kërkon intervenimin e shumë mjekëve të lëmive tëndryshme të jetës. Sigurisht që këtu në plan të parë ne e shohim intervenimin epërnjëkoshëm të teologut, sociologut, psikologut, politikanit, ekonomistit,pedagogut e të tjerëve që mund drejtpërdrejtë të ndikojnë në situatën e dhënë, ecila dikujt mund edhe të mos i duket edhe kaq tragjike sa e paraqitëm ose edhesa po e vërejmë ne. Dikujt mund edhe t’i jenë verbëruar ose edhe t’i jenëngazëllyer sytë nga jeta moderne dhe e shthurur, nga erërat e modernizmit e të∗ Këto të dhëna vlejnë për komunën e Ferizajit (Kosovë) të përmendura nga një aktivist politike të cituara nga Qemajl Morina, “Roli i familjes në shoqërinë islame”, Takvimi, bot.Bashkësia Islame e Kosovës, Prishtinë, viti 2003. |
|
| |
post-modernizmit që me të madhe po fryjnë në shoqërinë tonë, sa nuk e vëren
vetveten as shoqërinë përreth se nga po shkon, kush po ia tërheq vijën e jetës e
kush po ia planifikon mënyrën se si ai duhet të jetojë.
Duke u nisur nga përgjegjësia që e kam ndaj popullit tim musliman, e shoh
të domosdoshme t’i qasem këtij problemi, pra jetës familjare, nga aspekti im,
nga këndi i një sociologu të religjionit, për të hedhur dritë mbi çështjen dhe për
të gjetur metodat e përshtatshme për kurimin e sëmundjeve të saj. Këtu në radhë
të parë vijnë në shprehje metodat shkencore të sociologjisë së përgjithshme dhe
të religjionit duke e përdorur në masë të madhe teknikën e krahasimit. Mua si
sociolog i mundshëm musliman nuk më duket se jam sjellë joobjektiv, i anshëm
kur është në pyetje institucioni shoqëror i familjes, kur po e marr më të
shëndoshë sistemin familjar që na ofron Islami. Tekefundit kështu janë sjellur
dhe kanë vepruar edhe nismëtarët e sociologjisë së përgjithshme e të asaj të
religjionit në Perënim, si Emil Durkheimi, August Comte, Max Weberi, Le
Play...e sidomos sociologët priftërinj të krishterë si Ernest Tröltsch etj., punimet
e të cilëve merren si shkencore dhe objektive.
Këtë punim të shkurtër e kam ndarë në katër mini-kapituj, për t’i shikuar së
paku katër dimensionet e ndryshme të temës që po e shtjellojmë. Kapitulli i parë
bën përshkrimin e institucionit të familjes nga aspekti sociologjik, si
përkufizimin e familjes, klasifikimin e familjes nga aspekte të ndryshme,
funksionet e familjes së gjerë tradicionale dhe të asaj të ngushtë bërthamore etj.
Kapitulli i dytë bën përshkrimin e gjendjes së institucionit të familjes në
Perëndim, llojin e kësaj familjeje dhe problemet bazë të saj. E kam zgjedhur
këtë, ngase për momentin unë vetë jetoj në Perëndim dhe ngase edhe
bashkëkombasit e mi sytë e tyre i kanë drejtuar kah Perëndimi, në mos ardhshin
këtu, së paku tentojnë të jetojnë si perëndimorët. Kapitulli i tretë bën
përshkrimin e gjendjes së institucionit të familjes muslimane në përgjithësi, e të
asaj shqiptare në veçanti, në vendlindje dhe në Perëndim, problemet dhe
dhimbjet që i përjeton ajo si dhe anët e shëndosha të saj. Në kapitullin e katërt
do ta plasojmë qëndrimin e Islamit ndaj këtij institucioni të rëndësishëm
shoqëror e fetar, me shpresë që ne si shqiptarë muslimanë të vetëdijësohemi për
identitetin tonë, se kush jemi dhe se kush duhet të vazhdojmë edhe më tej të
jemi. |
|
| |
P Ë R M B A J T J A:
H Y R J E................................................................. 2
P Ë R M B A J T J A................................................ 4
I. FAMILJA NGA ASPEKTI SOCIOLOGJIK....... 5
A. PËRKUFIZIMI I FAMILJES.............................. 5
B. LLOJET E FAMILJEVE...................................... 6
II. FAMILJA NË PERËNDIM.................................. 9
III. FAMILJA TE MUSLIMANËT.......................... 13
A. FAMILJA NË BOTËN MUSLIMANE............... 13
B. FAMILJA TE MUSLIMANËT SHQIPTARË...... 14
IV. FAMILJA NË ISLAM........................................ 15
A. PËRKUFIZIMI DHE PARIMET THEMELORE........ 15
B. STRUKTURA E FAMILJES ISLAME....................... 18
C. FUNKSIONET DHE QËLLIMET E FAMILJES........ 20
PËRMBYLLJE................................................................. 26
Literatura e konsultuar....................................................... 27 |
|
| |
I. FAMILJA NGA ASPEKTI SOCIOLOGJIK
A. PËRKUFIZIMI I FAMILJES
Termi ‘familje’ është një fjalë që ka kuptim dhe përdorim shumë të gjerë.
Sa përdoret për të shprehur jetën e përbashkët të njeriut, po aq përdoret edhe për
të shprehur bashkëjetesën dhe bashkëveprimin e gjallesave e sendeve të tjera si
dhe llojin a gjininë e tyre, p.sh. të kafshëve, të bimëve, të gjuhëve, të
profesioneve etj. Mirëpo, kur fjala ‘familje’ nuk përcillet nga përcaktorë të
ndryshëm, si p.sh. familja e shtazëve grabitqare ose familja e gjuhëve indoevropiane |
|
| |
B. LLOJET E FAMILJEVE
Duke marrë parasysh disa kritere të caktuara, në lëmin e sociologjisë bëhet
klasifikimi dhe ndarja e familjes si më poshtë:
1. Sipas madhësisë së saj, kemi:
a. Familje të gjerë (të madhe),
b. Familje bërthamë (të vogël), dhe
c. Familje të komponuar.
2. Sipas pozitës gjeografike, kemi:
a. Familje fshatare,
b. Familje të kasabasë (qytezës),
c. Familje qytetare,
d. Familje varoshare (periferike), dhe
e. Familje endacake
3. Sipas profesionit që ushtrojnë anëtarët e saj, kemi:
a. Familje e bujkut,
b. Familje e esnafit dhe e zanatçiut,
c. Familje e nëpunësit,
d. Familje borgjeze e aristokrate,
e. Familje kurbetqare,
f. Familje industriale etj.
4. Sipas asaj se kush e mban pushtetin në dorë, kemi:
a. Familje patriarkale,
b. Familje matriarkale,
c. Familje demokratike etj.
Tani të ndalemi pak në llojet kryesore të familjeve që dallohen e veçohen
prej të tjerave me tipare të theksueshme.
1. a. Familja e zgjeruar (e madhe) dhe funksionet e saj:
Ky lloj i familjes në masë të gjerë haset në zonat rurale, fshatare e sidomos
në shoqëritë e paraindustrializmit. Siç mund të paraqitet me gjerësinë
horizontale e vertikale që bartet nga babai te nipërit, ashtu mund të zgjerohet
edhe duke i përfshirë madje edhe farefisin e të afërmit. Ajo në vete mund të
përfshijë babain, nënën, fëmijët e pamartuar e të martuar, gjyshin e gjyshen,
hallat, mixhallarët etj. Përkundër familjes moderne apo qytetare e bërthamore,
në familjen e gjerë brezat e rinj (fëmijët dhe nipërit e mbesat) mbahen nën
kulmin familjar për një kohë mbase më të gjatë, edhe pas martesës së tyre. |
|
| |
7
Te familja e zgjeruar, që njihet edhe me emrin familje tradicionale,
kryesisht janë të gjalla e të theksuara këto funksione të saj:
aa. Funksioni biologjik: Është funksioni i përbashkët i të gjitha llojeve të
familjeve, me çka bëhet riprodhimi dhe shtimi i llojit njerëzor. Funksioni i
lindjes së fëmijës për vazhdimin e llojit njerëzor i është dhënë familjes, ndaj në
këto familje kryhet me sukses ky funksion.
ab. Funksioni ekonomik: Familja në të njëjtën kohë është njësi edhe
prodhuese edhe konsumuese. Nëse e sjellim parasysh një shtëpi fshatare ose një
shtëpi të vjetër zanatçiu, do të shohim se ajo familje reflekton pamjen e një
punëtorie. Brenda familjes ka një ndarje të punës sipas moshës dhe gjinisë. Zoti
i shtëpisë në të njëjtën kohë është edhe babë edhe shef (punëdhënës), kurse djali
edhe bir edhe çirak.
ac. Funksioni autoritativ: Individi fiton autoritetin e respektin sipas
pozitës që zë ai në familjen dhe në mjedisin farefisnor të cilëve u takon. Për të
përcaktuar statusin e personit, pyesim ‘i cilës familje je?’. Në këto familje dihet
qartë statusi i secilit, i babait si baba, i nënës si nënë etj. dhe secili meriton
respektin e nderin sipas statusit që ka në familje. Te këto familje është shumë e
theksuar ajo që e quajmë ‘ndjenja e përkatësisë’. Shumë fortë e ndjejnë se cilës
familje dhe kujt i takojnë.
ad. Funksioni edukativ: Fëmija, kulturën e shoqërisë, njohuritë
profesionale i merr në familje. Të mëdhenjtë e familjes kanë ndikim të veçantë e
të padiskutueshëm në edukimin e fëmijës. Në këtë kuptim familja është një
mjedis socializimi, ku fëmija me ndihmën e të rriturve bëhet anëtar i barabartë
dhe i pjekur i shoqërisë.
ae. Funksioni mbrojtës: Në shoqëritë tradicionale përgjithësisht nuk ka
forca sigurimi për të ruajtur sigurinë dhe qetësinë e individëve. Sulmeve që vijnë
nga jashtë u dalin ballë bashkërisht të gjithë anëtarët e familjes. Për këtë arsye,
në shoqëritë tradicionale ku kanë shtrirje të gjerë këto familje, me të madhe
shihen hakmarrje gjaku.
af. Funksioni fetar: Familjet tradicionale nuk mjaftohen vetëm me ofrimin
e edukatës dhe arsimit fetar te anëtarët e saj, porse ato edhe mbikëqyrin nëse
anëtarët e saj i kryejnë ose jo detyrat praktike të fesë – pra luan rolin e një
‘mekanizmi kontrolli’ në këtë aspekt.
ag. Funksioni i ofrimit të qetësisë psikologjike: Lidhjet emocionale
ndërmjet babait, nënës dhe fëmijëve sigurojnë arritjen e qetësisë e harmonisë
psikologjike të anëtarëve të familjes. Në familjet tradicionale lidhjet
psikologjike nuk janë të thella, por të gjera. Njeriu sa ka lidhje psikologjike me
gruan dhe fëmijët e vet, po aq ka edhe me prindërit dhe vëllezërit e motrat e tij.
ah. Funksioni i rekreimit: Një funksion i këtillë në literaturën sociologjike
njihet me emrin vlerësimi i kohës së tretë, pra të lirë. Anëtarët e familjes lozin e
argëtohen së bashku, po edhe mërziten dhe ngushëllohen së bashku. |
|
| |
8
1. b. Familja bërthamë (e vogël) dhe funksionet e saj:
Familje bërthamë quhet familja që përbëhet prej babait, nënës dhe fëmijëve
të pamartuar. Në Perëndim ky lloj familjeje është paraqitur pas revolucionit
industrial. Kurse sot, tiparet e familjes bërthamë i bart familja e shoqërisë
qytetare. Krahasuar me familjen tradicionale, ajo ka funksione më të reduktuara.
Sipas sociologut amerikan Talcot Parsons, familja bërthamë është një familje e
specializuar, e profesionalizuar.
Ajo ka dy funksione bazë e më të rëndësishme: funksionin biologjik dhe
atë psikologjik. Funksionet e tjera që ishin karakteristike për familjen
tradicionale ose janë zhdukur tërësisht ose u është zvogëluar e reduktuar ndikimi
dhe efekti. Elementi nënë dhe baba bëjnë kualifikimin e familjes sipas kushteve
e rrethanave shoqërore që ndryshojnë vazhdimisht. Parapëlqimi personal dhe i
ndërsjellë që i bashkon bashkëshortët, gradualisht sjell me vete edhe
demokratizimin brendafamiljar.2
2 Doðan, po aty, f. 198-200. |
|
| |
9
II. FAMILJA NË PERËNDIM
Në shoqëritë perëndimore familja ka luajtur një rol aq të rëndësishëm sa i
ka përcaktuar edhe dimensionet kulturore, politike dhe ekonomike të
Perëndimit. Në këtë kuptim, ekziston mundësia që Perëndimin ta ndjekësh e
vëzhgosh në procesin e saj historik duke e futur atë brenda kornizës së familjes.
Në vitet e para të Mesjetës, institucioni i martesës është nxitur e mbështetur nga
ana e Kishës; ajo është paraqitur si një institucion serioz dhe origjinal në gjithë
kompleksitetin e Perëndimit. Para revolucionit industrial, njerëzit e Perëndimit
kanë jetuar një jetë të thjeshtë. Në këtë kohë familja ka qenë qendër e
vëmendjes, e kujdesit dhe e ekzistencës. Burrat kanë shkuar në punë për të
siguruar jetën, kurse gratë janë kujdesur për rritjen e fëmijëve krahas punëve të
tjera të shtëpisë.
Përderisa në shoqërinë feudale familja ka jetuar me madhështinë e
aristokracisë, me paraqitjen e industrializmit ajo ka filluar të shthuret. Termi
‘familja bërthamë’ për herë të parë ka hyrë në literaturë si rezultat i këtij
seruveni që e ka përjetuar Perëndimi. Familja moderne në Perëndim i përjeton
thellë ndikimet e industrializmit e të post-industrializmit. Një nga pasojat e para
të nevojës që njeriu ka patur për industrinë, ka qenë shpërngulja e burrave, grave
e fëmijëve nëpër qendrat industriale, nëpër entet qeveritare, nëpër shtëpitë
tregtare e në institucione të tjera të mëdha. Jeta ndryshon me të madhe dhe
kërkon një angazhim më të madh për një jetë më të mirë e më luksoze.
Ky ndryshim në jetën ekonomike e sociale i ka dobësuar edhe lidhjet
familjare. Në masë të madhe shuhet ëmbëlsia shpirtërore dhe kujdesi. Femrat e
kanë ndjerë vetveten të humbura pa simpati modeste ndaj familjes dhe edukimit
të fëmijëve, që ishte preokupimi i vetëm i tyre në kohët e mëhershme. Ato tani e
harxhojnë gjithë energjinë e tyre në punën e rëndë në fabrikë. Roli i dyfishtë i
gruas, si punëtore dhe nënë, është treguar si tepër i rëndë. Ka munguar koha e
duhur dhe mundësia adekuate për prehje e qetësi shpirtërore dhe për qeverisjen e
jetës shtëpiake.
Më tej, ‘liria’ absolute për punë, jetën familjare e ka kthyer së mbrapthi,
duke e hedhur në erë ndershmërinë e pastërtinë, si vlera triviale e banale për
zëvendësim me katastrofën dhe përdhosjen në jetën morale të familjes e të
bashkësisë shoqërore, e cila ka qenë mbështetur në fenë e në virtytin. Batica në
rritje e sipër e shkurorëzimeve, botën e qytetëruar e çon drejt një kursi të
rrezikshëm, kurse familja me pashpresë e shikon pamundësinë e saj për t’i dalë
në fund kësaj. Një dallim i vogël në mendime midis burrit e gruas konsiderohet
si arsye e mjaftueshme për ndërprerjen e jetës bashkëshortore.
Shkrimtari rus Tolstoi ka pas shkruajtur: “Një nga arsyet kryesore për
shkallën e lartë të shkurorëzimeve është liria e gruas për të vendosur lidhur me
divorcin, duke e marrë parasysh karakterin e saj të butë dhe natyrën e saj
shpërthyese. Gjithashtu nuk duhet shpërfillur as edhe arsyet e tjera, si rraskapitja |
|
| |
10
dhe tensioni nervor i burrit dhe i gruas për shkak të kushteve të rënda të punës
në industri, pastaj përzierja e burrave me gratë në punë, që është një rast shumë i
volitshëm për marrëdhënie jashtëmartesore. Prej këtu buron edhe mosdurimi i
bashkëshortëve. Një prej arsyeve është edhe punësimi i gruas jashta shtëpisë...”.3
Këto dhe pasoja të tjera si këto, shkaktojnë shkrimin e titujve kryesorë
nëpër gazeta e revista, si “Ka ndryshuar tablloja familjare në Perëndim”, “Në
Evropë po soset familja” etj., që lajmërojnë problemet e shumta dhe serioze të
familjes evropiane.
Duke u nisur që nga “Shoqatat për ruajtjen e jetës familjare” e deri te pullat
dhe reklamat që e nxisin jetën familjare të mbështetura nga qeveri të ndryshme,
të gjitha këto tregojnë për gjendjen serioze të familjes me të cilën ndeshet
Perëndimi.
Një artikull i botuar në gazetën turke laike e proevropiane Milliyet të datës
23. 2. 1993, tregon se viteve të fundit në Perëndim modeli familjar ka pësuar
ndryshime të mëdha dhe se ai ka filluar të shthuret. I titulluar “Mbaroi familja në
Evropë”, ai sjell këto konstatime:
“Koncepti familje në 20 vitet e fundit në Evropë ka pësuar një ndryshim
shumë të madh...
Sot në Gjermani çdo i treti person jeton i vetmuar. Çdo e treta martesë
përfundon me shkurorëzim. Çdo i katërti fëmijë rritet pa nënë ose pa baba...
Paramendohet që në vitin 2050 qytetet do të mbushen me rrokaqiej të
përbërë prej banesah për një person, e do të mbyllen çerdhet për shkak të numrit
të pamjaftueshëm të fëmijëve...
Sipas statistikave, 8 ose 9 % e çifteve të martuara nuk dëshirojnë fëmijë.
Në Gjermani çdo 100 gra në vit lindin 129 fëmijë. Kurse në vitet 1960
shkalla e lindshmërisë ka qenë dyfish më e lartë se e sotmja. Që të mund
popullsia gjermane ta ruajë nivelin e sotëm që ka, duhet që çdo 100 gra të lindin
260 fëmijë në vit.
Në Gjermani është regjistruar rritje e numrit të atyre që janë martuar nga
disa herë. Nga çdo i dhjeti çift që martohen e ndahen, tetë prej tyre martohen
sërish. Në secilin prej tri çifteve të martuara, del se njëri prej bashkëshortëve
njëherë ka qenë i martuar edhe më parë.
Vërehet rritje edhe në numrin e atyre që i ikin martesës. Këta persona, në
vend që të martohen e pastaj të shkurorëzohen, parapëlqejnë të jetojnë bashkë si
dashnorë. Në vitin 1972, në Gjermaninë Federale, numri i atyre që kanë jetuar së
bashku ka qenë 137 000. Sot numri i këtyre çifteve ka arritur shifrën prej 963
000. 107 000 prej tyre jetojnë me fëmijë jashtëmartersorë.
3 Sayid Mujtaba Rukni Musawi Lari, Islam i zapadna civilizacija, bot. Obzorja, Sarajevë,
1998, f. 53-54. |
|
| |
11
Në Gjermani numri i atyre që nuk martohen e që kanë fëmijë dhe që
fëmijën e rrisin vetë, e tejkalon shifrën prej 1.8 milionë. 290 000 prej këtyre janë
burra me fëmijë.
Në Evropë është paraqitur edhe një stil jete shumë i ndryshëm. Pasi burri të
ndahet prej gruas dhe gruaja prej burrit, parapëlqejnë që jetën e re ta vazhdojnë
me një person të gjinisë së njëjtë si ata vetë. Me këtë rast, fëmijët e lindur nga
martesa e parë tani bëhen anëtarë të një familjeje shumë tjetër.
Paramendohet që në Evropë do të zhduket sistemi familjar, por nuk do të
zvogëlohet numri i nënave dhe baballarëve që do të jetojnë vetëm me fëmijët”.4
Sigurisht që përvoja perëndimore që u përshkrua këtu, na ofron rezultate të
rëndësishme. Konceptimi modern i urbanizmit, rritja e përqindjes së
kundërvajtjeve, zvogëlimi i vazhdueshëm i komunikimit fytyrë më fytyrë,
rëndësia që i jepet ruajtjes së jetës private, madje kur është në pyetje dashuria –
avancimi i jetës njëbashkëshortore duke qenë si shkak SIDA..., të gjitha këto
njerëzimit, me në krye Perëndimin, i japin vetëm një mesazh: “Qetësinë mos e
kërkoni përjashta, por brenda! Për ta kërkuar e gjetur qetësinë brenda duhet të
ekzistojë një ‘brenda’. Mbasi njeriu për nga natyra nuk mund të jetojë i vetmuar,
kjo mund të realizohet vetëm nëpërmjet familjes”.
Në faqen në vazhdim do të keni mundësinë që përmes tabelës së paraqitur
ta ndiqni trendin e transformimit që ka përjetuar familja në shoqërinë
perëndimore.
4 Doðan, po aty, f. 228- 230. |
 |
|
|
| |
12
Sqarimet5:
I – FAMILJE MODERNE II – ÇIFTE TË NDRYSHME
1. Familje ku punojnë edhe babai edhe nëna 1. Familje e përbërë nga nëna dhe fëmija
2. Familje që takohen vetëm në fundjavë 2. Familje e përbërë nga babai dhe fëmija
3. Familje ku burri është amvis 3. Çifte homoseksuale
4. Familje ku fëmijët i lihen një dadoje
III - FAMILJE TRADICIONALE
1. Familje me shumë fëmijë ku burri punon jashtë e gruaja brenda shtëpisë
IV – FAMILJE PA FËMIJË V – FAMILJE E NGJESHUR
1. Familje prej çiftesh të vetmuara 1. Çifte që martohen, ndahen e rimartohen.
2. Çifte pa fëmijë Në familjet e reja i marrin edhe fëmijët
3. Çifte që takohen në fundjavë nga martesa e parë.
2. Familje që jetojnë bashkë me njerëz që s’i
kanë gjak e as fis
5 Doðan, po aty, f. 229. |
|
| |
12
Sqarimet5:
I – FAMILJE MODERNE II – ÇIFTE TË NDRYSHME
1. Familje ku punojnë edhe babai edhe nëna 1. Familje e përbërë nga nëna dhe fëmija
2. Familje që takohen vetëm në fundjavë 2. Familje e përbërë nga babai dhe fëmija
3. Familje ku burri është amvis 3. Çifte homoseksuale
4. Familje ku fëmijët i lihen një dadoje
III - FAMILJE TRADICIONALE
1. Familje me shumë fëmijë ku burri punon jashtë e gruaja brenda shtëpisë
IV – FAMILJE PA FËMIJË V – FAMILJE E NGJESHUR
1. Familje prej çiftesh të vetmuara 1. Çifte që martohen, ndahen e rimartohen.
2. Çifte pa fëmijë Në familjet e reja i marrin edhe fëmijët
3. Çifte që takohen në fundjavë nga martesa e parë.
2. Familje që jetojnë bashkë me njerëz që s’i
kanë gjak e as fis
5 Doðan, po aty, f. 229. |
|
| |
14
fillim se ajo është e brumosur me tharmin e mësimeve islame lidhur me
familjen, sërish në botën islame do të hasim familje muslimane me probleme të
shumta e me mospërputhshmëri ndoshta edhe diametralisht të kundërta me
mësimet e Islamit. Këtu ne u munduam ta përshkruajmë në vija të përgjithshme
strukturën e familjes muslimane, duke e distancuar atë prej modelit e strukturës
familjare që e parasheh Islami si tërësi. Prandaj, kur të flasim për familjen
muslimane, për strukturën e saj dhe për problemet me të cilat ndeshet ajo, nuk
duhet ngatërruar me mësimet e pikëpamjet e Islamit lidhur me këtë çështje.
Duke u mbështetur në gjendjen faktike të muslimanëve nuk duhet gjykuar për
Islamin si fe, porse duhet bërë dallimi midis Islamit si fe e sistem jete dhe
muslimanëve si elementë që mundohen t’i ndjekin mësimet e kësaj feje, që
vetvetiu nënkupton që jo gjithherë e jo në çdo aspekt ata do të mund ta bëjnë
këtë me sukses. Këtu dua të përkujtoj një thënie të njohur të hazreti Aliut, halifit
të katërt pas Muhammedit a.s. (alejhi’s-selam), i cili ka thënë: “Mos vlerëso të
vërtetën me fjalët dhe sjelljet e njerëzve, por njerëzit me kriteret e së vërtetës!”.
B. FAMILJA TE MUSLIMANËT SHQIPTARË
Edhe te shqiptarët muslimanë haset pothuajse e njëjta strukturë familjare
sikurse ajo e botës dhe trungut musliman. Edhe familja muslimane shqiptare ka
strukturë të zgjeruar e të madhe me karakter tradicional, ku jetojnë së bashku nën
një çati apo në një oborr disa breza e një shumësi anëtarësh. Përveç babait, nënës
dhe fëmijëve të pamartuar, në shtëpinë shqiptare muslimane bashkëjetojnë edhe
fëmijët e martuar me pasardhësit e tyre, vëllezërit e babait bashkë me pasardhësit
e tyre dhe sigurisht që edhe gjyshi e gjyshja si anëtarë të parë e më të denjë të
familjes. Nëpër qytetet shqiptare nuk kemi ndonjë sistem urbanistik aq të
theksuar sikur në Perëndim i cili ka jetën dhe dinamikën e vet karakteristike, ku,
si të thuash, pamundësohet ekzistimi i familjes së zgjeruar dhe i botëkuptimit
tradicional të familjes. Në to vazhdon me të madhe të gjallërojë familja e gjerë
me tiparet karakteristike të saj, krahas tendencës së përgjithshme që haset në botë
për një pavarësim të të rinjve sidomos nga pleqtë e nga anëtarët e familjes më të
gjerë farefisnore. Edhe këtu, pra, ka filluar të bëhet çështje mode familja
bërthamë me veçoritë e saj, por në mënyrë e stil lokal, ngase nuk mund të bëhet
një shkëputje e menjëhershme dhe e tërësishme nga e kaluara dhe nga kornizat e
struktura e familjes tradicionale që ka gjallëruar me shekuj të tërë në këto troje.
Me strukturën familjare dhe me problemet me të cilat ndeshet familja
muslimane në përgjithësi dhe ajo shqiptaro-muslimane në veçanti, shpresojmë të
merremi në një të ardhme të afërt në mënyrë pak më shkencore, për ta paraqitur
më denjësisht e më realisht gjendjen në terren e për t’i ofruar zgjidhjet eventuale
që do të përkojnë me frymën e kulturës e të mësimeve të përgjithshme kur’anore.
Kjo më mbetet si barrë fillimisht mua dhe kolegëve të mi, po edhe atyre që mund
të kontribuojnë në këtë drejtim, ngase shumë pak punime janë bërë në këtë kahje. |
|
| |
15
IV. FAMILJA NË ISLAM
A. PËRKUFIZIMI DHE PARIMET THEMELORE
Familja është një institucion i frymëzuar nga Zoti. Ajo nuk është zhvilluar
nëpërmjet proceseve eksperimentale të evolucionit njerëzor e as rastësisht gjatë
rrjedhës së kohës. Kjo është një e vërtetë e kumtuar nga mësimet hyjnore të
shpallura nga Zoti dhe është një refuzim i tërësishëm i mësimeve evolucioniste
dhe akcidentaliste të Çarls Darvinit e të ndjekësve të tij, sipas të cilëve jeta e
njeriut ka filluar në ujë me bashkimin e rastësishëm të miliona proteinave për të
krijuar qelizën e parë të jetës.∗ Familja është një institucion që është paraqitur e
zënë fill me krijimin e njeriut. Raca njerëzore është prodhim i këtij institucioni,
e nuk është institucioni prodhim i racës njerëzore. Lidhur me këtë Kur’ani fisnik
thotë:
„O njerëz, bëhuni respektues të bindur të Zotit tuaj, i cili ju kroji prej një
individi, kurse prej tij krijoi gruan, e ndërsa prej tyre krijoi dhe shpërndau
shumë burra e grad he bëhuni të kujdesshëm në obligimin tuaj ndaj All-llahut,
në emër të të cilit ju i drejtoheni njëri-tjetrit të bashkuar në një krah. Vërtet, Allllahu
është Mbikëqyrësi juaj“ (en-Nisa’:1).
Sipas Islamit, pra, institucioni i familjes ka filluar me krijimin e burrit dhe
gruas së parë, Ademit dhe Havës a. s., të cilët njëkohësisht e kanë përbërë
familjen e parë, e jo që njerëzit e parë të zhvilluar e të evoluar nëpërmjet
seleksionimit natyror nga qenie të tjera fillimisht të kenë jetuar të shpërndarë e
të pabashkuar nëpër faqen e tokës e që më vonë duke u vetëdijësuar – përsëri
nëpërmjet seleksionimit natyror – të jenë bashkuar e të kenë krijuar familjen.
Islami këtë të dytën, teorinë e evolucionit, e hedh poshtë me ajetin e mësipërm
dhe e mbështet faktin e krijimit të gjithësisë po edhe të njeriut dhe familjes së
parë nga ana e Zotit.
∗ Më gjerësisht për mangësitë, mashtrimet dhe gjunjëzimin e teorisë së evolucionit, shih:
Harun Jahja, Gjunjëzimi i evolucionit – disfata shkencore e darvinizmit dhe e sfondit të tij
ideoligjik, bot. Dielli I.C., Stamboll, 2001. |
|
| |
16
Institucioni i familjes ka qenë prezent që nga njerëzit e parë e deri më sot
gjatë gjithë historisë njerëzore. Martesa dhe krijimi i familjeve ka qenë dukuri e
hasur si te pejgamberët7 ashtu edhe te njerëzit e thjeshtë. Përfundimisht është
edhe porosi e model i Muhammedit a.s., pejgamber i fundit i Zotit. Ai në një
hadith të tijin thotë: “Martesa është pjesë e sunnetit (rrugës) tim, kushdo që
largohet nga sunneti im ai nuk është prej nesh”.8
Institucioni i familjes luan rol të rëndësishëm në shoqërinë islame. Ajo
është njësia themelore në atë shoqëri dhe është e organizuar në atë mënyrë që të
veprojë si bashkësi në miniaturë. Përafërsisht një e treta e Ahkamit (rregullave
juridike të Kur’anit) kanë të bëjnë me familjen dhe me rregullimin e harmonisë
së saj. Është një gërshetim i tërë i të drejtave dhe obligimeve, që i sigurojnë
themelet e jetës familjare e shoqërore në tërësi...
Familja islame, për sa u përket marrëdhënieve dhe obligimeve, dallon
dukshëm nga familjet e tjera jomuslimane. Ajo nuk është familje bërthamë e
përbërë vetëm nga prindërit dhe fëmijët, por është më e gjerë dhe nën kulmin e
vet përfshinë tri ose katër gjenerata. Vështrimi i kujdesshëm për të drejtën
trashëgimore, tregon se të gjitha marrëdhëniet janë pjesë integrale e strukturës
familjare e jo diç periferike...
Besimi islam nuk pushon të luajë rolin vendimtar në sistemin e
gjithmbarshëm të marrëdhënieve familjare. Biri musliman nuk mund ta
trashëgojë babain jomusliman, por edhe babai musliman nuk mund ta trashëgojë
pasurinë e djalit jomusliman. Po ashtu, nëse njëra palë bashkëshortore me
kalimin e kohës e ndërron fenë, marrëveshja bashkëshortore konsiderohet e
shfuqizuar. Prandaj, marrëdhënia martesore nuk është formë e thjeshtë e
marrëdhënieve seksuale, ajo është bazë e ekzistencës shoqërore fetare.9
Këtu, sa i përket përkufizimit të familjes në Islam dhe llojit të familjes
islame, mendoj se vlen të përmendim edhe reflektimet që i shpreh Dr. Hamude
Abdulati. Ai, kur bëhet fjalë për përkufizimin e ‘familjes’, tërheq vërejtjen në
vështirësinë e gjetjes së një përkufizimi të gjithëpranueshëm kur thotë se “Një
pjesë e problemit, siç duket, është përkimi i paevitueshëm i kufijve të farefisnisë
dhe të familjes, si dhe vështirësia karakteristike për tërheqjen e një vije
përgjithësisht të pranuar të demarkacionit.
Për ta evituar këtë huti, do t’ju propozojmë një përkufizim veprues të
familjes, ashtu siç do të përdoret ky term në kontekstin islam. Kështu i
përkufizuar, termi familje do të përdoret për të emërtuar një lloj të veçantë të
strukturës, parimet e së cilës janë të lidhur me njëri-tjetrin përmes lidhjeve të
gjakut dhe marrëdhënieve bashkëshortore, dhe lidshmëria e të cilëve është e një
7 „Ne kemi dërguar pejgamberë edhe para teje, o Muhammed. Ne u kemi caktuar atyre
bashkëshorte dhe fëmijë (trashëgimtarë)” (er-Ra’d:38).
8 Ibni Maxhe, Sunen, Libri mbi Nikahun (Kurorëzimin).
9 Ahmed Hurshid, Jeta familjare në Islam, Logos-A, Shkup, 1999, f. 22-28. |
|
| |
17
natyre të atillë, sa të kërkojë “kërkesa të ndërsjella”∗, që janë të përcaktuara nga
Feja, të përforcuara nga Ligji, dhe të sendërtuara nga individi.
Është e qartë se ky përkufizim është vendosur mbi kërkesat e ndërsjella që
rrjedhin nga anëtarësia në një strukturë të tillë. Anëtarësia mund të atribuohet si
rezultat i lidhjeve të natyrshme të gjakut, ose të fitohet përmes martesës, ose
madje edhe të atribuohet dhe të fitohet nëse njësia e anëtarësisë përmban më
tepër se një çift bashkëshortor. Të drejtat dhe obligimet familjare nuk
përcaktohen vetëm përmes lidhjeve të gjakut apo vetëm përmes marrëdhënieve
martesore; këto dy kritere nuk janë as reciprokisht përjashtues e as domosdo
plotësues...
Përkufizimi ynë i familjes nuk ka të bëjë me faktorin e banimit, për shkak
se anëtarët e familjes mund të zënë apo edhe të mos zënë vendin e njëjtë të
banimit. Sa u përket kërkesave të tyre të ndërsjella, nuk luan ndonjë rol të madh
ajo se si dhe ku banojnë ata. Vendbanimi mund të ndahet (shfrytëzohet) nga të
gjithë anëtarët, ose ata mund të jenë të ndarë dhe të pavarur. Ky fakt, ndër të
tjerat, e bën të pamundur zbatimin e prerë të konceptit sociologjik të familjes
bërthamore, ku uniteti i vendbanimit është njëra nga karakteristikat themelore në
strukturën familjare në Islam.
Por nga kjo nuk duhet domosdo të vijojë se, pasi që familja në Islam nuk
është tërësisht e tipit bërthamor, ajo duhet të jetë e “zgjeruar” ose “poligamike”.
E as gjerësia as “poligjinia” nuk është parakusht apo domosdoshmëri për
themelimin e familjes në Islam. Familja muslimane mund të jetë e zgjeruar,
poligjinike, edhe e zgjeruar edhe poligjinike, apo si asnjëra prej tyre. Në Islam
nuk ka kurrfarë kushtëzimi që familja të jetë e njërit apo e tjetrit lloj, njësoj siç
nuk ka kurrfarë kushtëzimi në favor të, apo kundër llojit bërthamor të familjes.
Forma e organizimit është një çështje e hapur, përkundër kërkesave të ndërsjella
të anëtarësisë. Kërkesat e tilla mbeten, pa marrë parasysh se çfarë forme mund të
marrë familja”.10
∗ Në vend të togfjalëshit mjaft të pavolitshëm “të drejtat dhe obligimet e ndërsjella”, “kërkesat
e ndërsjella” do të përdoret për ta shënuar të njëjtën (shënim i vetë autorit H.A.)
∗∗ Këtu nuk e di pse autori nuk e ka përmendur edhe afërsinë e fituar nga qumështi, që në
Islam është e një peshe të barabartë sikurse afërsia e gjakut?! – R.N.
10 Dr. Hamude Abdulati, Struktura familjare në Islam, bot. Logos-A, Shkup, 1995, f. 21-22. |
|
| |
18
B. STRUKTURA E FAMILJES ISLAME
“Edhe pse Islami nuk rekomandon kurrfarë lloji të veçantë të organizimit
familjar, nuk ka dyshim se struktura tradicionale e familjes muslimane aktualisht
ka qenë më afër llojit të zgjeruar sesa atij bërthamor. Kjo me siguri është rezultat
i vazhdimësisë, e jo rezultat i ndonjë risie nga muslimanët. Islami nuk e
përshkruan llojin e zgjeruar të familjes më tepër se që e ndalon atë. Nëse ka
ngjarë që organizimi familjar në shoqërinë muslimane e ka pranuar, apo më mirë
e ka vazhduar këtë formë të zgjeruar, nuk ekziston kurrfarë klauzole që atij t’i
jepte një miratim apo mospëlqim universal. Mirëpo, pavarësisht se a ishte
gjerësia e strukturës së familjes muslimane funksion i vazhdimësisë historike
apo i kushteve të tjera shoqërore, Islami në dukje e pranoi këtë formë dhe nuk
mori kurrfarë qëndrimi tjetër për të, për dallim nga qëndrimi i tij për aspekte të
tjera të ndryshme të familjes.
Ky zhvillim historik, bashkë me përshtatjen shoqëruese fetare, mund të jetë
mjaft sugjerues. Sepse, derisa Islami në asnjë rast nuk qe krejtësisht indiferent
ndaj kushteve shoqërore dhe paraprijësve të tyre, ai në dukje nuk pa kurrfarë
nevoje të veçantë për ta kufizuar strukturën familjare në cilëndo formë
përjashtuese, qoftë ajo e zgjeruar, bërthamore apo poligjinike. Kjo mund të na
tregojë se format e tilla në vetvete nuk janë vendimtare për konceptin islam të
solidaritetit familjar dhe të kohezionit shoqëror, që të dyja këto janë me rëndësi
parësore për Islamin, dhe se theksi nuk duhet vënë mbi formën, por më tepër
mbi komponentet e sjelljes. Në të vërtetë, të drejtat dhe obligimet familjare në
Islam janë të pavarura dhe të dallueshme nga format organizative të familjes; të
parat janë të fiksuara ndërsa të dytat janë të hapura dhe të adaptueshme.
Qëndrimi i Islamit në këtë drejtim rrodhi, apo së paku është në përputhje me
një pikëpamje të përgjithshme që duket se presupozon vazhdimësinë e
paraardhësve deri në atë masë derisa ata nuk përdhunojnë disa parime të
caktuara apo derisa nuk bien në konflikt me kërkesat themelore. Kështu, po e
patëm parasysh se familja e zgjeruar patjetër nuk e përjashton llojin bërthamor,
së paku si nënsistem, duket se Islami e ka konsideruar formën e zgjeruar të
familjes të pranueshme, edhe pse jo edhe të domosdoshme. Kjo formë në dukje
ka qenë vepruese dhe e veprueshme. Islami e përkrahu atë, edhe pse nuk insistoi
që ashtu të jetë apo të mos jetë gjithmonë.
Fakti se Islami e përshtati llojin e zgjeruar të familjes dhe se nuk bëri
kurrfarë specifikimesh të mëtejshme mund të sugjerojë se, nën kushte të
caktuara, siç ishin ato që e rrethonin ngritjen e Islamit, struktura e zgjeruar e
familjes do të duhej të jetë më shumë ndihmuese, edhe pse jo
pashmangshmërisht, për të gjitha ato funksione, të cilave do t'u shërbente
familja. Fleksibiliteti i formës organizuese, nga njëra anë, dhe veçantia e
kërkesave të ndërsjella të anëtarëve, të përcaktuara nga feja, nga ana tjetër, do të
mund të tregonte se struktura e familjes muslimane është kuptuar, ose mund të |
|
| |
19
kuptohet si pjesërisht hyjnore dhe e fiksuar, e pjesërisht njerëzore dhe e
ndryshueshme.”11
Nëse e marrim formën tradicionale e të zgjeruar të familjes islame, ajo do
të kishte këtë pamje:
|
 |
| 11 Po aty, f. 31-32. |
|
|
| |
LIDHJET MË TË GJERA FAMILJARE
20
C. FUNKSIONET DHE QËLLIMET E FAMILJES12
Si duhet vepruar në familjen, që Islami dëshiron ta konstituojë për ta
plotësuar ajo detyrën e saj në jetën e individit dhe të shoqërisë? Familja nuk
është fabrikë për shtimin e gjinisë njerëzore. Familja në përgjithësi, edhe pse
mbajtja, degëzimi dhe shtimi i sojit të njeriut janë ndër qëllimet e saj kryesore,
ka strukturë shoqërore-kulturore dhe luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e
mekanizmit për të siguruar stabilitet shoqëror, ideor dhe kulturor në zhvillimin e
gjithmbarshëm të shoqërisë.
1. Ruajtja dhe vazhdimësia e racës njerëzore
Ruajtja e racës njerëzore, e civilizimit dhe e vazhdimësisë së saj në
funksion të njeriut si mëkëmbës i Zotit, varet nga operativiteti i mekanizmit për
lindje dhe shtim. Natyra është e përgatitur për gjëra të këtilla, ku dallimi
psikologjik dhe fiziologjik ndërmjet gjinive plotëson njëri-tjetrin. Vazhdimësia e
racës në procesin e vet kërkon strukturë stabile, që vepron në mënyrë të
organizuar. Burri, gruaja dhe fëmijët kanë nevojë të përhershme për vendosjen e
rregullimit që do ta përmbushë këtë funksion. Kur’ani thotë:
„O njerëz, bëhuni respektues të bindur të Zotit tuaj, i cili ju kroji prej një
individi, kurse prej tij krijoi gruan, e ndërsa prej tyre krijoi dhe shpërndau
shumë burra e grad he bëhuni të kujdesshëm në obligimin tuaj ndaj All-llahut,
në emër të të cilit ju i drejtoheni njëri-tjetrit të bashkuar në një krah. Vërtet, Allllahu
është Mbikëqyrësi juaj“ (en-Nisa’:1).
„Gratë tuaja janë si arat për punim, ndaj qasjuni arrave tuaja kujdesshëm
dhe kujdesuni për atë që është e juaja dhe jini të vetëdijshëm e besnikë ndaj
Zotit, dijeni se do të takoheni me Të!“ (el-Bekara:223).
12 Ahmed Hurshid, po aty, f. 29 - 43. |
|
| |
21
2. Mbrojtja e moralit
Epshi seksual është gjë e natyrshme që është krijuar si cytje. Edhe pse kjo
është cilësi e përbashkët për të gjitha qeniet e gjalla, te burri dhe gruaja
ekzistojnë disa aspekte specifike. Te qeniet e tjera më me rëndësi është lindja, që
rregullohet me anë të instinktit dhe ky është një proces natyror. Ato nuk janë të
afta për sendërtimin e atyre nxitjeve epshore në çdo kohë, por këto nxitje te ato
paraqiten në intervale sezonale ose gjatë ndonjë cikli të caktuar.
Nërkaq, te gjinia njerëzore nuk kemi të bëjmë me raste të këtilla. Shtytja
epshore te njeriu ekziston përherë, duke i munguar mekanizmi i sendërtuar
psikologjik për kontroll.
Islami i ndalon marrëdhëniet jashtëmartesore në të gjitha format e tyre.
Marëdhëniet seksuale nëpërmjet bashkësisë martesore janë i vetmi mekanizëm
që siguron kontrollin e plotë në ngatërresat seksuale. Martesa gjithashtu është
edhe një ventil sigurimi për moral seksual. Ku’ani martesën e quan hisn –
kështjellë, për mbrojtje nga mënyra e shfrenuar e jetës dhe thotë:
„Kurorëzohuni me lejen e prindërve të tyre dhe jepni dhuratat tuaja me
mirësjellje, si grave që kanë dinjitet të vetin, e jo si atyre të pamoralshme dhe
atyre që sillen shfrenueshëm!“ (en-Nisa’:25).
3. Stabiliteti psiko-emocional, dashuria dhe mirësjellja
Një funksion e qëllim tjetër i martesës është kultivimi i miqësisë psikoemotive
dhe shpirtërore. Marrëdhëniet në familje, ndërmjet të gjithë anëtarëve të
saj, janë faktori më i rëndësishëm, veçanërisht ndërmjet burrit dhe gruas, por jo
si marrëdhënie të nxitura nga interesi. Ato duhet të jenë marrëdhënie shpirtërore,
ndarje e përbashkët e së mirës dhe së keqes, marrëdhënie që kultivojnë dashuri,
mirësjellje, mëshirë, miqësi, besim të ndërsjellë, sakrifikim, ngushëllim dhe
ndihmë në momentet vendimtare të jetës.
Vetëm në kuadër të familjes potenciali shpirtëror i burrit dhe gruas bëhet
realitet dhe zhvillon pastërtinë morale brenda dhe jashtë familjes, do të thotë në
shoqëri...Vlera e bashkëndjenjave në familjet me fëmijë kërkon dashuri dhe
mëshirë, sakrifikim të njërit për tjetrin, tolerancë dhe dashuri për të formuar
karakter të fortë te anëtarët e familjes. Kjo është familja që siguron klimë të
përshtatshme për zhvillimin dhe kultivimin e karakteristikave të veçanta |
|
| |
22
njerëzore. Ky funksion i familjes dhe i martesës është trajtuar në shumë vende
në Kur’an, ku thuhet:
“Dhe njëra prej shenjave të Tij (Zotit) është se Ai për ju krijoi gratë që të
mund të pushoni pranë tyre dhe të gjeni prehje e qetësi në to, kurse ndërmjet
jush vendosi dashurinë dhe mëshirën” (er-Rum:21).
Në një vend tjetër rporti ndërmjet bashkëshortëve është përshkruar si raport
i afrisë ndërmjet “trupit dhe robave”:
„Ato (gratë tuaja) janë si rrobat tuaja dhe ju jeni si rrobat e tyre“ (el-
Bekara: 187).
Ky theksim i identitetit dhe veçantisë së tyre është diç më i lartë se barazia
ligjore. Burri e gruaja përshkruhen si rroba të njëri-tjetrit, e jo që njëri të jetë
trup e tjetri rrobë. Rrobat e kënaqin atë që i vesh. Njeriu pa veshje ndjen
mungesë fizike. Burri dhe gruaja e plotësojnë njëri-tjetrin, njëri e përsos, e
plotëson dhe e bën të lumtur tjetrin. Një raport i këtillë e mbron moralin. Pa të,
njeriut i kërcënohet rreziku i humbjes dhe i sjelljes jashtë normave ligjore.
4. Shoqërorizimi dhe orientimi i vlerave
Funksioni i shtimi në botë pa gjininë tjetër (babain), arsimimi dhe edukimi i
fëmijëve, shkollimi i tyre, orientimi jetësor, formimi i karakterit, ndikimi
gradual i kulturës dhe i besimit do të mbeteshin të mangët dhe jo të plotë. Kjo
është kështu për arsye se ky aspekt i familjes mbetet kujdes i prindërve deri në
moshën madhore të fëmijës. Kuurfarë institucioni tjetër, qofshin edhe disa
institucione, nuk do të mund të ndërmerrnin një kujdes të këtillë për këtë
funksion – edukimin e fëmijës.
Është i gabuar mendimi se kujdestarja, çerdhja, shkolla dhe vendi i punës,
që zbatohen në shoqërinë moderne, mund të bëhen zëvendësim i plotë i edukatës
familjare.
All-llahu xh.sh. thotë: |
|
| |
“O ju që besoni, mbrojeni veten dhe familjen tuaj prej zjarrit (të
Xhehennemit), lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurëzit!...”(et-Tahrim:6).
Për rolin e familjes, si bartëse themelore e shoqërisë, na udhëzon edhe
Muhammedi a.s. në hadithe të shumta, ku ai thotë se çdo foshnje e lindur lind në
Islam, por prindërit e saj mund ta shndërrojnë atë në besim tjetër ose në
pabesim. Ai gjithashtu ka thënë: “Çdo baba mund t’i japë fëmijës së vet mësimin
dhe arsimimin më të mirë”. “Çdokush që i furnizon tri vajza apo tri motra dhe u
jep arsimim dhe edukim të mirë dhe sillet mirë me to, Zoti do t’i ndihmojë që ai
të forcohet në këmbë të veta dhe me ndihmën e mëshirës së Zotit të fitojë vendin
në Xhennet”.
5. Sigurimi shoqëror dhe ekonomik
Familja është pjesë e rëndësishme e sigurimit shoqëror dhe ekonomik të
sistemit islam. Drejtësia vendos raportet ndërmjet vlerave morale, kulturore dhe
ideore, duke shtuar edhe drejtësinë ekonomike-shoqërore ndërmjet anëtarëve të
familjes.
All-llahu xh. sh. thotë në Kur’an:
„Dhe martoni të pamartuarat (e të pamartuarit) edhe robërit e robëreshat
tuaja që janë të ndershëm e të ndershme! Nëse janë të varfër, All-llahu i begaton
nga mirësia e Tij. All-llahu është bujar, i gjithdijshëm“ (en-Nur:32).
Të këtij karakteri janë edhe mjaft ajete të tjera kur’anore që flasin për
kujdesin dhe interesimin që duhet treguar ndaj anëtarëve të familjes si dhe ndaj
farefisit të ngushtë e të gjerë.
Muhammedi a.s. thotë: “Kur Zoti t’ju dhurojë ndonjë begati, shpenzojeni
për vete dhe për familjen tuaj!”.
a. Mbajtja e familjes është detyrë ligjore e burrit, bile edhe atëherë kur
gruaja është e pasur.
b. Ndihma ndaj të afërmve është e urdhëruar me rregulla të veçanta. Të
afërmit e varfër kanë të drejtë në radhë të parë në zekat dhe në kontribute të
tjera, që janë të detyruar t’i japin anëtarët e pasur të familjes.
24
c. E drejta trashëgimore i rregullon obligimet ekonomike brenda strukturës
familjare. Këto obligime materiale shtrihen edhe në farefisin e afërm e të largët.
d. Fëmijët e adoptuar bonjakë duhet trajtuar si fëmijën e vet.
e. Anëtarët më të vjetër të familjes duhet nderuar e duhet sjellur me kujdes
e fisnikëri, dashuri e respekt ndaj tyre.
f. Gjithashtu duhet sjellur me përgjegjësi ndaj fëmijëve dhe nipave.
g. Qëndrim përgjegjës duhet pasur edhe ndaj anëtarëve të familjes së
bashkëshortit e të bashkëshortes.
6. Zgjerimi i horizontit familjar dhe krijimi i kohezionit shoqëror
në bashkësi
Bashkësia martesore po ashtu përvijon drejt zgjerimit të marrëdhënieve
individuale, duke zhvilluar afrinë ndërmjet grupeve të ndryshme dhe të
shumanshme, ndërmjet familjeve, fiseve e popujve. I Dërguari i Zotit thotë:
“Lidhjet martesore ndërmjet dy familjeve apo fiseve e forcojnë miqësinë më
shumë se çdo gjë tjetër”.13
Lidhjet martesore janë si ura ndërmjet familjeve, fiseve e bashkësive të
ndryshme dhe instrument që me zgjerimin e marrëdhënieve familjare vendos
barazinë ndërmjet njerëzve.
7. Motivi për përpjekje dhe sakrificë
Martesa në mënyrë të drejtpërdrejtë frymëzon zhvillimin e ndjenjave për
përgjegjësi dhe nxit hapat për përpjekje më të madhe në plotësimin e nevojave
jetësore dhe përmirësimin e zhvillimit ekonomik. Këto aspekte gjenden edhe në
porositë e Kur’anit, që i nxisin njerëzit të martohen, ku thuhet:
“Dhe marotoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit e robëreshat
tuaja që janë të ndershëm e të ndershme...” (En-Nur:32).
Anëtarët e familjes, pra, duhet të integrohen brenda saj, kurse anëtarët e
moshës madhore nuk do të duhej të iknin nga anëtarët e moshuar të familjes.
Bonjakët, vetëm atëherë kur është e domosdoshme, duhet strehuar në jetimore.
Të varfërin dhe të papunësuarin nuk duhet lënë të jetojnë nga lëmosha. Të gjitha
13 Mishkat. (Kjo nuk është vepra Mishkatu’l-Envar e Ebu Hamid el-Gazaliut, por vepra
Mishkatu’l-Mesabih e Shejh Wal al-Din Muhammed Tebriziut, që në fakt është një edicion
i ripunuar dhe i zmadhuar i veprës Mesabihu’s-Sunneh e Shejh Ebu Muhammed Husejn el-
Begaviut dhe që nga dijetarët e Hadithit është e njohur për vlerën akademike që ka ajo –
R.N.) |
|
| |
25
këto probleme të përshkruara si shembuj të zënë në gojë, gjejnë zgjidhje brenda
familjes së rregulluar, që duhet të jetë humane dhe fisnike në plotësimin e
nevojave të çdo individi. Ky nuk është vetëm sakrifikim ekonomik, por edhe
kujdes i obligueshëm për të gjithë, ndjenjë ndaj nevojave dhe furnizimit të
tyre.14
14 Familja është lidhja e parë në sistemin islam të mbrojtjes. Lidhjet e tjera i inkuadrojnë
institucionet shoqërore dhe sistemin e drejtësisë në sistemin e përgjithshëm të mbrojtjes për
të gjithë. |
|
| |
26
PËRMBYLLJE
Duke u nisur nga nevoja për të folur mbi familjen si një ndër institucionet
bazë të shoqërisë, e cila në shoqëritë islame në përgjithësi e në atë shqiptare në
veçanti ka filluar të tregojë disa transformime, e pamë të arsyeshme që kësaj
teme t’i qasemi nga një aspekt më i gjerë, sidomos nga ai sociologjik, ku familja
përkufizohet si “një institucion shoqëror që e siguron vazhdimin e llojit njerëzor
si pasojë e marrëdhënieve biologjike, ku për herë të parë paraqitet procesi i
socializimit, ku marrëdhëniet e ndërsjella lidhen me disa rregulla e norma, ku
bëhet bartja (përcjellja) e pasurive dhe vlerave materiale e shpirtërore nga
brezi në brez dhe që ka dimensionin e saj biologjik, psikologjik, ekonomik,
shoqëror, juridik e të ngjashëm”.
Folëm për llojet e familjes si dhe funksionet e llojeve bazë që hasen sot,
duke kaluar pastaj te karakteri i familjes perëndimore sot, që karakterizohet si
një familje moderne, me formë të ngushtë, bërthamore dhe pastaj kaluam edhe te
familjet muslimane dhe shqiptare, të cilat përgjithësisht karakterizohen si familje
të gjera, të mëdha e tradicionale.
Në kapitullin e fundit folëm për familjen islame, pra ashtu siç parashihet të
jetë në sistemin islam, duke folur për llojin, karakterin e saj, për strukturën si
dhe për funksionet bazë të saj.
Ajo çka më ka rënë në sy më tepër është se në literaturën islame shqiptare
shumë pak, për të mos thënë aspak, është shkruar për familjen ku ajo të jetë
trajtuar nga aspekti i shkencave shoqërore, humane dhe në një nivel vërtetë
shekncor. Përjashtim bëjnë dy përkthime nga gjuha angleze: libërthi i Dr.
Ahmed Hurshidit, JETA FAMILJARE NË ISLAM, bot. Logos-A, Shkup, 1999
(ky është përkthyer nga gjuha boshnjake) si dhe vepra voluminoze e Dr.
Hamude Abdulatit, STRUKTURA FAMILJARE NË ISLAME, bot. Logos-A,
Shkup, 1995.
Të shpresojmë që në të ardhmen të paraqiten punime të mirëfillta
shkencore në këtë drejtim. |
|
| |
27
Literatura e konsultuar:
- Ahmed Hurshid, Jeta familjare në Islam, bot. Logos-A, Shkup, 1999 si dhe
versioni origjinal në anglisht: Khurshid Ahmad, Family Life in Islam, bot. The
Islamic Foundation, Leicester, UK, 1994.
- Bashkësia Islame e Kosovës, Takvimi, Prishtinë, viti 2003.
- Hamude Abdulati, Struktura familjare në Islam, bot. Logos-A, Shkup, 1995.
- İsmail Doğan, SOSYOLOJİ – Kavramlar ve Sorunlar, bot. Sistem Yayıncılık,
Stamboll, 1998.
- Lamya’ al Faruqi, Women, Muslim Society and Islam, bot. American Trust
Publications, Indiana – SHBA, 1994.
- Sayid Mujtaba Rukni Musawi Lari, Islam i zapadna civilizacija, bot. Obzorja,
Sarajevë, 1998. (Ky libër është përkthyer edhe në gjuhën shqipe) |
|
| |
|
|
| |
|
|
| |
Copyright Shejh Sylejmani, All Rights Reserved.
|
|
|
|
|
|